Sport

Lukaku kthehet në Milano pas kurimit në Belgjikë,zbulohet data kur pritet të zbarkojë në fushë

Inter gjen Romelu Lukakun. Sulmuesi belg, i cili po rikuperohet pas problemit në kofshën e majtë, u rikthye në Itali pas një trajtimi më të specializuar në Belgjikë.

11 Shtator 2022, 18:20 Nga DOSJA

Lukaku kthehet në Milano pas kurimit në Belgjikë,zbulohet data

ITALI- Inter gjen Romelu Lukakun. Sulmuesi belg, i cili po rikuperohet pas problemit në kofshën e majtë, u rikthye në Itali pas një trajtimi më të specializuar në Belgjikë.

Lukaku ka munguar në ndeshjet kundër Cremoneses, Milanit dhe Torinos dhe atë kundër Bayern Munich në Champions League dhe gjithashtu do të humbasë ndeshjen europiane jashtë fushe kundër Viktoria Plzen të martën dhe në Friuli kundër Udinese të dielën më datë 18 shtator. Mendohet se rikthimi në fushë do të vi më datë 1 tetor në përballjen kundër Romës në Milano.

E.Ç (Dosja.al)

inter lukaku

Sondazh

Poll