Sport

RASTESI? Justin Kluivert, rasti i tretë te Valencia, ku babë dhe bir, luajnë në një klub!

Pas sagës babë-bir të Manolos dhe Manuel Mestres dhe asaj të Rufetes dhe djalit të tij Fran Pérez, vjen dhe rasti i familjes holandeze…

11 Shtator 2022, 12:54 Nga DOSJA

RASTESI? Justin Kluivert, rasti i tretë te Valencia, ku babë dhe bir,

SPANJE - Justin Kluivert, anësori i Valencias dhe djali i Patrick Kluivert, u bë këtë të shtunë rasti i tretë te Valencia, kur babë edhe bir luajnë në një klub, pas sagës babë e bir të Manolo dhe Manuel Mestre dhe asaj të Rufete dhe djalit të tij Fran Perez.

Justin Kluivert, i cili edhe pse luante si anësor, zakonisht debutonte si sulmues i dytë, po ndjek gjurmët e babait të tij, Patrick, i cili luajti sezonin 2005-06 luajti me Valencia, një sezon në të cilin pavarësisht se ishte sulmues, shënoi vetëm dy gola në gjashtëmbëdhjetë ndeshjet e tij që u aktivizua.

Dy rastet e tjera, të babait dhe djalit, si lojtarëve të Valencias ishin ato të Francisco Javier Pérez Rufete dhe djali i tij Fran Pérez dhe ai i Manolo dhe Manuel Mestre. Në rastin e Manuel Mestre, djalit të Manolos, ai luajti vetëm një ndeshje zyrtare, pikërisht me të atin si trajner.

Ndërsa Fran Pérez debutoi me Valencian në kompeticionin zyrtar në të njëjtin pozicion, në të djathtën ekstreme, në të cilin babai i tij garonte mes 2001 dhe 2006. Ndërsa debutimi i Mestre erdhi në 1982, ato të Fran Pérez dhe Justin Kluivert janë regjistruar këtë sezon me vetëm disa javë diferencë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll