Sport

Chelsea zgjat ‘duart’ drejt PSG-së, kërkon të marrë Luís Campos si drejtor sportiv…

Gazeta ‘Times’ raporton se pronari i ri i Chelseat tashmë ka folur personalisht me portugerzin dhe synon të investojë sërish në mënyrë agresive në treg gjatë janarit.

11 Shtator 2022, 15:51 Nga DOSJA

Chelsea zgjat ‘duart’ drejt PSG-së, kërkon të

ANGLI - Pasi shpenzoi 280 milionë euro për të kënaqur Thomas Tuchel, klubi londinez i Chelseas po përgatitet të ndryshojë sërish ekipin në merkaton e janarit. Për këtë, ai dëshiron të llogarisë edhe ndihmën e Luís Campos, aktualisht këshilltar te Paris Saint-Germain që nga fillimi i sezonit.

Portugezi, i cili është bashkuar me kampionët francezë pas largimit të trajnerit Mauricio Pochettino, më parë ka punuar në Monaco, Lille ose Real dhe gjithashtu edhe te Celta.

Gazeta ‘Times’ raporton se klubi i amerikanit Todd Boehly dëshiron, që portugezin 58-vjeçar si drejtor sportiv, të punojë së bashku me trajnerin e ri Graham Potter, i cili nënshkroi një kontratë 5-vjeçare. Një drejtor i ri sportiv u kërkua edhe nga trajneri i punësuar nga Brighton javën e kaluar.

I njëjti burim thotë se pronari i ri i Chelseat tashmë ka folur personalisht me Campos dhe synon të investojë sërish në mënyrë agresive në treg gjatë janarit, pavarësisht ardhjeve të Sterling, Fofana, Koulibaly apo Aubameyang.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll