Sport

Bylis arrin fitoren e dytë në Laç, kurbinasit ‘koleksionojnë’ humbjen e tretë radhazi

Skuadra kurbinase renditet në vend të tetë me vetëm tre pikë të grumbulluara, teksa ballshiotët renditen të dytët me 7 pikë, dy më pak se Partizani i vendit të pare, që ka edhe një ndeshje për të luajtur

11 Shtator 2022, 17:12 Nga DOSJA

Bylis arrin fitoren e dytë në Laç, kurbinasit

KURBIN - Rivaliteti Laçi-Bylis, i nisur para një dekade, vazhdon. Takimi i javës së 4-t është mbyllur me fitoren 1-0 të ballshiotëve, që triumfuan në shtëpinë  e kurbinasve.

Pjesa e parë e ndeshjes, edhe pse një epërsi të kurbinasve dhe dëshirë për të fituar, u mbyll në barazim pa gola. Në minutën e 60-të të takimit do të realizohej edhe goli i vetëm dhe vendimtar i fateve të kësaj përballjeje. Ishte kapiteni Trumci, ai i cili me një gjuajtje të beftë dhe të fortë, gjeti rrugën e rrjetës dhe i siguroi fitoren e dytë ballshiotëve, pas asaj ndaj Kastriotit në javën e parë.

Përpjekjet e kurbinasve në vijim për të barazuar ishin të shumta, por aksioneve të tyre u mungonte mendimi dhe qartësia e nevojshme për të shkuar te goli. Vetëm dëshira nuk vlen për të arritur te suksesi, i cili bardhezinjve kurbinas po u mungon në tri ndeshjet e fundit, ku vetëm kanë humbur: me Partizanit, Egnatian dhe sot me Bylisin.

Pas javës së katërt të Abissnet Superiores, skuadra e Laçit renditet në vend të tetë me vetëm tre pikë të grumbulluara, teksa Bylisi renditet i dyti me 7 pikë, dy më pak se Partizani i vendit të parë, por me kryeqytetasit që numërojnë një ndeshje më pak.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll