Sport

Haaland për herë të parë flet për trajnerin e tij: "Pep është një tifoz futbolli, si unë"...

Sulmuesi norvegjez i Manchester Cityt ka folur për klubin dhe teknikun aktual të tij

11 Shtator 2022, 11:32 Nga DOSJA

Haaland për herë të parë flet për trajnerin e tij:

ANGLI - Erling Halaand ka folur për përvojën e tij te Manchester City dhe trajnerin aktual, Pep Guardiola, në një intervistë për ‘Telemundo Deportes’. Sulmuesi norvegjez, për herë të parë që kur ka shkuar në ishull, ka folur dhe lavdëruar trajnerin e tij të ri spanjol:

"Unë mendoj se ai është një tifoz futbolli si unë. Të dy e duam futbollin. Ai ishte lojtar dhe tani është trajner dhe është një tifoz i 'çmendur' i futbollit. Kjo është diçka që më pëlqen, sepse ai mendon për gjithçka dhe si mund t'i bësh gjërat më mirë. Kjo është ajo që më pëlqen tek ai."

Lojtari po përpiqet të përshtatet me klubin e tij të ri anglez: "Është një sistem i komplikuar te City, por unë po përpiqem ta përvetësoj atë sa më shpejt që të jetë e mundur. Nuk mund të humbas kohë për asgjë tjetër."

Megjithatë, fillimi i sezonit të sulmuesit ka qenë i shkëlqyer, duke arritur të shënojë 12 gola në 8 ndeshje, edhe pse nuk e priste. "Unë i di cilësitë e mia. E di skuadrën e mirë ku jam dhe sigurisht që jam pak i befasuar, por nuk është një tronditje e madhe",- tha sulmuesi për fillimin e tij të mrekullueshëm.

Haaland i ka kushtuar edhe disa fjalë skuadrës së tij të re. "Është një klub i mire, me njerëz shumë të mirë. Ata kanë qenë shumë të mirë me mua që në fillim. Është gjithmonë pak e vështirë të ndryshosh vend, të ndryshosh ligë, të ndryshosh klube dhe papritmas lojtarë të rinj, por ata më kanë ndihmuar shumë dhe tani jam shumë i lumtur”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll