Sport

Lewandowski kthehet 'në shtëpi' me një buzëqeshje i lehtësuar. Bayern Munich, tani mund të jetë viktima e tij e radhës...

Sulmuesi polak ka shënuar në pesë ndeshjet e fundit

11 Shtator 2022, 12:16 Nga DOSJA

Lewandowski kthehet 'në shtëpi' me një buzëqeshje

SPANJE - Lewandowski mbërrin i lehtësuar në Mynih. Ndeshja ndaj Bayernit është një takim, të cilin të gjithë e kanë shënuar në rendin e ditës, por mbi të gjithë, polaku.  Sulmuesi rikthehet në shtëpinë e tij të tetë sezoneve dhe të marten, ai do të zbarkojë me dinamikën më të mirë të mundshme, ku pas pak javësh, do të bëhet një lider ekipi. Ai ka shënuar në pesë ndeshjet e fundit, mes La Liga dhe Champions League.

Polaku është thirrur për të bërë tani një epokë te Barcelona. Te Bayern ai ishte një lojtar kyç, por teksa mbërriti me grupin e ri në ‘Camp Nou’, sulmuesi dëshiron të vazhdojë të tregojë rekorde brenda mundësive të pakkujt. Dhe ai është në rrugën e tij për këtë.

Lewandowski do të zbarkojë në ‘Allianz Arena’ pasi ka shënuar në të gjitha ndeshjet që nga 21 gushti i kaluar. Mes La Liga dhe Champions League, ai ka shënuar nëntë gola dhe tashmë është bërë një pjesë jetike për Barcelonën. 

Polaku u largua nga Bayerni verën e kaluar, me 50 gola në të gjitha garat dhe tani ai kthehet duke jetuar të njëjtën idil me golin. Lewandowski është në një moment të ëmbël. Në ‘Nuevo Mirandilla’ ai u hodh në fushë në minutën e 57-të, pasi Xavi i dha atij një pushim, duke menduar për ndeshjen e Champions League kundër Bayernit të martën.

Polaku shënoi në minutën e 65-të, ndërkohë që ai nënshkroi gjithashtu edhe asistimin e tij të parë. Ishte ndeshja e parë që Lewandowski nuk ishte titullar, por ai tregoi se edhe nga pankina ai është vendimtar. Askush nuk dyshon në këtë pikë që Lewandowski është sinonim i shënimit. Ish-skuadra e tij, Bayern, tani mund të jetë viktima e tij e radhës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll