Sport

Leao 'tradhton' Milanin, Giroud jo, kuqezinjtë rrezikojnë shumë, por me frikë mposhtin Sampdorian

Milan fiton në javën e gjashtë të Serie A dhe e bën këtë duke mposhtur Sampdorian në transfertë me shifrat 1-2.

10 Shtator 2022, 22:51 Nga DOSJA

Leao 'tradhton' Milanin, Giroud jo, kuqezinjtë rrezikojnë

ITALI- Milan fiton në javën e gjashtë të Serie A dhe e bën këtë duke mposhtur Sampdorian në transfertë me shifrat 1-2. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 6' nga Messias, më pas Djuricic për Sampdorian u përgjigj me një traversë në minutën e 11'.

Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 57' Leao u përjashtua me karton të kuq pas një goditje me këmbë që i bëri mbrojtësit Ferrari.

Episodi vendimtar erdhi në minutën e 67-të me penalltinë e marrë dhe transformuar nga Giroud. Milan merr një fitore të rëndësishme, por ndaj Napolit javën e ardhshme nuk do të ketë në dispozicion Rafael Leao-n.

E.Ç (Dosja.al)

 

milan sampdoria

Sondazh

Poll