Sport

Fitore ‘e vogël’ e PSG-së! Neymar ‘heroi’ golit dhe i katërti në historinë pariziene…

Katër ditë para përballjes me Maccabi Haifa në Champions League, parizienët fituan 1-0 ndaj Brestit, këtë të shtunë në ‘Parc des Princes’ në javën e 7-të të Ligue 1. Slimani humbi penallti, Donarumma priti

10 Shtator 2022, 19:51 Nga DOSJA

Fitore ‘e vogël’ e PSG-së! Neymar ‘heroi’

FRANCE - PSG nënshkroi suksesin e gjashtë në javën e 7-të e Ligue 1, falë një goli të Neymar kundër një skuadre të Brestit që mund të ushqejë keqardhje, pasi Islam Slimani humbi penalltinë, një mundësi barazimi në minutën e 70-të.

Në fillim PSG pranoi dy shanse të mëdha për Brest. Më pas parizienët morën kontrollin e ndeshjes, me një goditje të Messit të devijuar nga … thembra e Mbappé (20’). Neymar, i shërbyer nga Messi, bëri një veprim madhështor të kontrollit të topit me të djathtën dhe goditjes me këmbën e majtë për të hapur rezultatin (30’). Parisi më pas e monopolizoi topin, Messi goditi portierin (44’), Mbappé mendoi se e dyfishoi epërsinë (45’).

Periudha e dytë ishte më e ekuilibruar, veçanërisht me një shtyllë nga Messi (50’), një goditje e humbur nga Mbappé (58’) jo në një ditë të mirë, para se Kimpembe të shkaktonte penallti, duke bërë një gabim mbi Fadiga (69'). Slimani e ekzekutoi keq penalltinë, Donnarumma zgjodhi krahun e djathtë dhe e priti topin për të ruajtur avantazhin 1-0 të parizienëve. 

Duke shënuar golin e tij të 110-të me PSG-në, Neymar u bë golashënuesi i 4-të më i mirë në historinë e PSG-së, përpara Pauletës. Vetëm Cavani (200 gola), Mbappé (180) dhe Ibrahimovic (156) kanë shënuar më tepër se sa braziliani. Kjo fitore e ngushtë, katër ditë para udhëtimit të PSG-së te Maccabi Haifa në Champions League, gjithsesi i lejon parizienët të rimarrin kryesimin në Ligue 1.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll