Sport

Raspadori 'shemb murin' e Spezias në minutën e 89', Napoli prek përkohësisht vendin e parë

Në javën e gjashtë të Serie A, Napoli mposht Spezian 1-0 në minutat e fundit dhe për momentin shkon në krye në pritje të ndeshjes së Atalantës që do të luajë të dielën ndaj Cremoneses.

10 Shtator 2022, 17:05 Nga DOSJA

Raspadori 'shemb murin' e Spezias në minutën e 89',

ITALI- Në javën e gjashtë të Serie A, Napoli mposht Spezian 1-0 në minutat e fundit dhe për momentin shkon në krye në pritje të ndeshjes së Atalantës që do të luajë të dielën ndaj Cremoneses. Një pjesë e parë me shumë raste për ekipin vendas që nuk arritën dot të shënonin.

Në pjesën e dytë presioni rritet dhe kur 0-0 duket se ishte në kasafortë në minutën e 89-të, goditja e Raspadorit shkon në rrjetë. Në sekondat e fundit të takimit, trajneri i Napolit Luciano Spalleti u largua me karton të kuq pas një debati në distancë me stafin e Spezias.

E.Ç (Dosja.al)

napoli serie a

Sondazh

Poll