Sport

Çaste ankthi në Cadiz, ndërpritet ndeshja në minutën e 81-të. Gjyqtari kërkon ndihmën e mjekëve, dikush nga tifozët lufton për jetën

Portierit Ledesma i është dashur të vrapojë me një defibrillator në duar dhe ta hedhë atë drejt tribunës për t'u kujdesur për tifozin.

10 Shtator 2022, 20:30 Nga DOSJA

Çaste ankthi në Cadiz, ndërpritet ndeshja në minutën

SPANJE - Gjithçka ka ngrirë në stadiumi. Në minutën e 81-të gjyqtari ka ndërprerë ndeshjen Cadiz-Barcelona (0-2), pasi në tribuna është kërkuar ndihma e mjekëve. Të gjithë futbollistët me fytyra serioze dhe stadiumi krejtësisht i heshtur. Minuta pasigurie.

Dikush nga tifozët pas portes është ndjerë keq dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore. Portierit Ledesma i është dashur të vrapojë me një defibrillator në duar dhe ta hedhë atë drejt tribunës për t'u kujdesur për tifozin.

Të gjithë të palëvizshëm duke parë skenën e ankthit. Araujo i Barcelonës është fiksuar duke u lutur. Minutat kalojnë, loja është e ndërprerë… Futbollistët futen në dhomat e zhveshjes deri sa të normalizohet gjendja e tifozit me probleme shëndetësore.

Çaste ankthi në Cadiz, ndërpritet ndeshja në minutën

Është e vështirë të imagjinohet që loja mund të rifillojë në këtë situatë. Kishin mbetur më pak se dhjetë minuta dhe takimi tashmë ishte zgjidhur. Pavarësisht kësaj, futbolli është më i pakti kur një person lufton mes jetës dhe vdekjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll