Sport

SUPERIORE/ Tirana pa busull ndaj Kastriotit, rezultati i dytë negativ për bardheblutë, Egnatia 'dajak' Vllaznisë!

Në javën e katërt të kampionatit shqiptar u zhvilluan dy takime si Kastrioti-Tirana dhe Egnatia Vllaznia.

10 Shtator 2022, 17:13 Nga DOSJA

SUPERIORE/ Tirana pa busull ndaj Kastriotit, rezultati i dytë negativ

SHQIPËRI- Në javën e katërt të kampionatit shqiptar u zhvilluan dy takime si Kastrioti-Tirana dhe Egnatia Vllaznia. Në Kamëz, ekipi krutan bllokon në një 0-0 kampionët në fuqi, në një ndeshje ku bardheblutë e Orges Shehit e kishin të vështirë të organizoheshin dhe të shkonin te porta kundërshtare për të gjetur rrjetën.

Bardheblutë konfirmojnë në këto katër javët e para se janë larg formës së vitit të kaluar, pasi kanë grumbulluar vetëm 5 pikë, falë një fitoreje, dy barazimesh dhe një humbjeje. Ndërkohë surpriza e madhe erdhi në Rrogozhinë ku Egnatia fiton 3-0 ndaj Vllaznisë. Delarge në minutën e 23' do të shënonte golin e avantazhit, ndërsa katër minuta më vonë Musta do të realizonte golin e dytë.

Në pjesën e dytë, Vllaznia e goditur psikologjikisht nuk mundi dot të ndryshonte fatet e takimit dhe Camaj në minutën e 57' do të shënonte golin e fundit të takimit. Me këtë fitore Egnatia shkon në vendin e dytë në kuotën e 6 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

egnatia vllaznia tirana

Sondazh

Poll