Sport

Përfundon me ‘happy end’ drama në Cadiz, Barcelona shënoi katër herë në pjesën e dytë dhe tani mendon për Bayern Munich

Lojë më tepër praktike sesa brilante, me debutime të Ballerín dhe Marcos, e zgjidhur në pjesën e dytë me golat e De Jong, Lewandowski, Ansu Fati dhe Dembélé. Tifozi u transportua për në spital për t’i dhënë ndihmë më të specializuar

10 Shtator 2022, 21:44 Nga DOSJA

Përfundon me ‘happy end’ drama në Cadiz, Barcelona

SPANJE - Rrallëherë një plan i hartuar përpara një loje del kaq i përsosur. Barcelonës i nevojiteshin tre pikët në Cádiz për të frikësuar Real Madridin në luftën për vendin e parë në La Liga, por ishte gjithashtu e rëndësishme të shiheshin lojtarët përpara transfertës së të martës në Munich.

Pas afro 40 minutash ndërprerje të ndeshjes, kohë që u nevojit për t’i ardhur në ndihmë një tifozi vendës me probleme kardiake, në orën 21.05, ndeshja Cadiz-Barcelona startoi aty ku ishte ndërprerë. Pra në minutën e 81-të, ku rezultati ishte 2-0 për katalanasit, pas golave të De Jong (55’) dhe Lewandowski (65’).

Në vijim ecuria e takimit nuk do të ndryshonte. Katalanasit do ta thellonin epërsinë. Ansu Fati (86’) do të shënonte golin e tretë të dhuruar nga Lewandowski me portën bosh dhe Dembele (90’+2) do të vuloste rezultatin 4-0 pas një aksioni personal.

Xavi Hernández bëri rotacione, siç pritej si koncept, por fillimisht rezervoi lojtarë që pakkush i imagjinonte si zëvendësues në ‘Mirandilla’, si Koundé, Eric dhe Lewandowski, duke bërë të qartë se ndeshja e së martës së ardhshme Bayern-Barça ka një rëndësi të veçantë për të. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll