Sport

Handanovic pret, Brozovic shënon në minutën e 89: Inter vuan ndaj Torinos por rimëkëmbet

Pas disfatës në derbi dhe humbjes me Bayernin në Champions League, Interi ngre kokën dhe rikthehet për të fituar në fund të një ndeshje të vështirë dhe të dhimbshme.

10 Shtator 2022, 20:00 Nga DOSJA

Handanovic pret, Brozovic shënon në minutën e 89: Inter vuan ndaj

ITALI- Pas disfatës në derbi dhe humbjes me Bayernin në Champions League, Interi ngre kokën dhe rikthehet për të fituar në fund të një ndeshje të vështirë dhe të dhimbshme. Në ndeshjen e javës së gjashtë të Serie A, skuadra e Inzaghit mundi në minutën e fundit Torinon me rezultat 1-0 dhe shkon në kuotën e 12 pikëve.

Në San Siro në pjesën e parë granatat luajtën me më shumë thellësi, duke e detyruar Handanovicin të bënte një ndërhyrje të madhe ndaj Vlasic. Në pjesën e dytë numri një i zikaltërve vazhdon ende ndërhyrjet e tij në ndeshje, më pas në finale Brozovic (89') vendos ndeshjen me një prekje të butë në zonë me një asistim perfekt nga Barella.

E.Ç (Dosja.al)

inter torino

Sondazh

Poll