Sport

Një histori e nisur si dy vjet më parë, Skënder Gega e mbyll shpejt aventurën e dytë te Kukësi

Skënder Gega nuk do të jetë më trajner i Kukësit. Aventura e dytë në stolin verilindor mbyllet shumë shpejt për teknikun tropojan.

10 Shtator 2022, 16:49 Nga DOSJA

Një histori e nisur si dy vjet më parë, Skënder Gega e mbyll

KUKËS- Skënder Gega nuk do të jetë më trajner i Kukësit. Aventura e dytë në stolin verilindor mbyllet shumë shpejt për teknikun tropojan. Nëse në aventurën e parë, shkaqet ishin gjendja shëndetësore e Gegës, këtë herë rezultatet nuk folën për të, pasi në katër javë Kukësi mori vetëm 2 pikë dhe aktualisht është në vendin e fundit.

Nëpërmjet një statusi, Gega ka falënderuar të gjithë ata që bashkëpunuan me të. Mësohet gjithashtu se Gega i ka dhënë lamtumirën klubit, pak orë pas një mbledhje me presidentin e nderit të Kukësit Safet Gjici. Trajneri ishte shprehur vazhdimisht se do të merrte përgjegjësitë për mungesën e rezultateve dhe duket se kështu ka ndodhur, duke i dhënë fund qëndrimit të tij në pankinën e skuadrës e cila pas dy barazimeve e dy humbjeve, është ajo që mbyll renditjen e kampionatit.

Një histori e nisur si dy vjet më parë, Skënder Gega e mbyll

E.Ç (Dosja.al)

skender gega kukesi

Sondazh

Poll