Politike

Dosjet e Sigurimit/ Veliaj vazhdon sulmon Metën: S'na jep dot zgjidhje për të ardhmen, ka ende hesape për të larë

Sot, Veliaj gjatë takimit me kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, Veliaj tha se brezi i politikanëve të viteve ’80-90 ka ende hesape për të larë dhe nuk mund të jenë zgjidhje për të ardhmen e vendit.

10 Shtator 2022, 16:46 Nga k.m.
Dosjet e Sigurimit/ Veliaj vazhdon sulmon Metën: S'na jep dot zgjidhje
Shqiprim Arifi dhe Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka komentur sërish çështjen e hapjes së dosjeve, ku vetëm pak ditë më parë Autoriteti i Dosjeve bëri publike se një politikan i lartë me inicialet I.M ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Sot, Veliaj gjatë takimit me kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, Veliaj tha se brezi i politikanëve të viteve ’80-90 ka ende hesape për të larë dhe nuk mund të jenë zgjidhje për të ardhmen e vendit.

“Disa mësime nga e kaluara po i nxëmë dhe disa gabime nuk po i bëjmë më. Brezi i gjyshërve tanë, edhe në Shqipëri, ende po sqarojnë kush ishte komunist, kush sigurims dhe kush spiun. Nuk është ky brezi që do na japë zgjidhjet për të ardhmen. Ai brez ka ende hesape për të larë për vitet ’80 dhe ’90. Por, brezi ynë, që nuk e ka këtë barrë, që nuk e ka këtë ngarkesë, do duhet të marrë disa vendime të guximshme për të ecur përpara,”- theksoi Veliaj.

Nga ana e tij, ish-presidenti Ilir Meta e ka mohuar që të ketë qenë spiun i Sigurimit të Shtetit duke akuzuar Autoritetin e Dosjeve se ka manipuluar dokumente. Ai ka gjetur një akses të një pjese të dosjes së ish-sigurimit, që e shënon me inicialet e një spiuni I.M. dhe akuzohet për spiunimin e një shoku të klasës gjatë viteve të diktaturës. Madje dhe Meta bëri kallëzim penal në SPAK dhe Prokurorinë e Tiranës për anëtarët e Autoritetit të Dosjeve. Por çështja e dosjeve nuk është e vetmja që kanë përplasje Veliaj e Meta, pasi kreu i Partisë së Lirisë, përflitej se do garonte për Bashkinë e Tiranës, por vetëm pak ditë më parë e mohoi vetë. Sipas Metës, ai kishte plane më të mëdha për veten. 

shqiprim arifi erion veliaj meta ne sigurimin e shtetit

Sondazh

Poll