Politike

Rama dje e ndëshkoi si shkelës ligji, a do marrë "Salillari" më tendera nga shteti?

Po tani si do veprohet? Nuk flasim për pallatin, se atë e merr shteti, por flasim për kontratat e tjera që ka marrë biznesmeni nga prokurimet publike. Ç'do ndodhë me to? A duhet të përjashtohet Salillari nga prokurimet publike që do bëhen në të ardhmen?

10 Shtator 2022, 16:28 Nga k.m.

Rama dje e ndëshkoi si shkelës ligji, a do marrë

TIRANË- Pëllumb Salillari, dje 'dhuroi' me pahir në shtet 1200 metra katrorë që ka ndërtuar pa leje në zonën e Farkës në Tiranë. Një prej firmave që ka marrë më shumë koncensione në vendin tonë, për akse të rëndësishme në vend, por edhe në ndërtime godinash, 'shkelka' ligjin. Për më tepër duke përdorur edhe emrin e kryeministrit Edi Rama, fakt që ky i fundit e pranoi vetë në postimin e bërë në Facebook.

Po tani si do veprohet? Nuk flasim për pallatin, se atë e merr shteti, por flasim për kontratat e tjera që ka marrë biznesmeni nga prokurimet publike. Ç'do ndodhë me to? A duhet të përjashtohet Salillari nga prokurimet publike që do bëhen në të ardhmen?

Dje u faktua që ai e shkel ligjin duke ndërtuar gradaçela në zonat më të lakmuara të kryeqytetit, cila është siguria që tenderat publikë nuk i ka përfituar në mënyra të ngjashme dhe në fakt vetëm po dëmton buxhetin e shtetit? Kjo nuk është spekulim, pasi vetë Rama e kapi në gabim. I thonë 1200 mijë metra katrorë pa leje. Çdo bëhet në këtë rast? Do lejohet që të vazhdojë punën, apo Salillari dhe kushdo që kapet me shkelje do defaktorizohet? Presim direktivën e radhës nga Rama, se ai e ka nisur këtë aksion. Detajet i vendos vetë, por duhet të mbajë në mend se emri i tij, ashtu si për pallate, mund të përdoret për tendera publikë. Tani varet nga kryeministri nëse do ta lejojë diçka të tillë ose jo.

edi rama pellumb salillari konfiskimi i kullave

Sondazh

Poll