Politike

Berisha u bën premtimin socialistëve: Do u rikthej votën, do më falenderoni! Rama ka vënë Kosovën nën sulmin e Beogradit

Kreu i demokratëve u ndal dhe të Ballkani i Hapur për të cilin tha se bëhet vetëm për interesa të Serbisë duke e vënë Kosovën nën sulmin e Beogradit.

9 Shtator 2022, 19:57 Nga e.k
Berisha u bën premtimin socialistëve: Do u rikthej votën, do
Sali Berisha

ELBASAN- Duke folur nga Elbasani Berisha u shpreh se do u rikthej socialistëve votën në partinë e tyre pasi sipas tij Edi Rama nuk bën zgjedhje. Si referim kreu i demokratëve mori rastin e Gjermanisë e cila e ka të sanksionuar me ligj që të zhvillohen zgjedhje në partitë politike.

Kreu i demokratëve u ndal dhe të Ballkani i Hapur për të cilin tha se bëhet vetëm për interesa të Serbisë duke e vënë Kosovën nën sulmin e Beogradit.

Sali Berisha: Kjo që ka bërë Edi Rama me votën, ajo që Edi Rama ka bërë me votën në PS, që hoqi votimin, u kthye në metodën që Enver Hoxha përdorte në emërimin e Sekretarit të Parë me byro politike dhe jo me votën e anëtarëve. Ai është një rrezik i madh kombëtar. Ata njerëz që nuk votojnë nuk kanë respekt për lirinë. Humbasin respektin për veten. Ne e kemi përjetuar atë periudhë. Për ne që e kemi përjetuar diktaturën dy kanë qenë problemet më madhore; nuk votonim dhe nuk flisnim lirshëm. Profesionet i kishim ne, vazhdonim atë automatin e përditshëm. Ky hoqi votën, kjo është rrezik. I garantoj socialistët se votën do të ua kthejë PD me një ligj. Ligj të cilin e ka Gjermania. Gjermania nuk ka ligj për Partinë Social Demokrate apo Kristian Demokrate, por ka një ligj për partitë, sipas të cilit partitë detyrohen të bëjnë zgjedhje. Sepse Gjermania e kaloi një diktaturë të zezë edhe ajo nuk mund të përsëritet më. Ai ligj i Republikës Federale Gjermane dikton vetëm normat demokratike që janë të detyruara të zbatojnë partitë. Këtë do ta bëjmë ne dhe socialistët do të na falenderojnë shumë për këtë ligj. Prandaj i ftoj dhe ata të mendojnë, të bashkohemi, të shpëtojmë nga kjo rrokullisje e madhe në të cilën po e shtyn Edi Rama që defakto interesin e shqiptarëve e ka shndërruar në një interes të Serbisë, Beogradit. Ka hapur kufijtë për të mbytur, asgjësuar prodhimet në Shqipëri, ka vendosur Kosovën në epiqendër të sulmeve të serbomadhisë dhe faktikisht Shqipërinë njëlloj si në traditën e Enver Hoxhës, kërkon ta shndërrojë në një shtet vasal të Serbisë, por kjo nuk do të ndodhë kurrë.
Shqipëria ka patriotë, ka atdhetarë, qytetarët e vetë që e duan dhe do të ecim në rrugën tjetër.

sali berisha

Sondazh

Poll