Politike

POROSIA/ Rama: Kur t'ju thonë se u rrit çmimi i energjisë elektrike, merrni vetë parasysh ç'do bëni, veç nxirrni fëmijët jashtë

Sipas tij, Opozita nuk mund të flasë me pesimizëm kur qytetarët ndodhen në situatë të keqe. 

9 Shtator 2022, 18:52 Nga F.M
POROSIA/ Rama: Kur t'ju thonë se u rrit çmimi i energjisë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri ka udhëzuar banorët e Zall Herrit për përgjigjen që i duhet dhënë Opozitës kur flet për rritjen e çmimeve të energjisë elektrike. I pranishëm në dorëzimin e çelësave të banesave të reja në këtë zonë, Rama tha se e vetmja gjë që duhet të ketë parasysh është që të nxjerrin fëmijët jashtë. Sipas tij, Opozita nuk mund të flasë me pesimizëm kur qytetarët ndodhen në situatë të keqe. 

"Kur të vijnë ata që do t'ju thonë se po ju rrisin çmimin e energjisë elektrike, merreni vetë parasysh se çfarë do tu thoni, vetëm kini parasysh diçka, nxirrni fëmijët jashtë. Sepse nuk i thuhet atij që tërmeti i ka shembur shtëpinë, që nuk do të të bëhet kurrë shtëpia. Nuk i thuhet kurrë atij që ka një të sëmurë në spital, që s'do të shërohet nga Covid-19, nuk thuhen këto gjëra. merreni vetë parasysh,"- tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll