Politike

Meta publikon videon dhe fton qytetarët në protestë: Qeveria nuk ndalon së vjedhuri ndërsa popullit i kërkohet të kursejë

Me anë të një postimin në Facebook Meta shkruan se qeveria nuk ndalet së vjedhuri prandaj sipas kreut të PL-së të gjithë duhet të dalin në protestë.

9 Shtator 2022, 18:48 Nga e.k
Meta publikon videon dhe fton qytetarët në protestë: Qeveria nuk
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë ka publikuar një video ku fton qytetarët të marrin pjesë në protestën e thirrur më 13 shtator në orën 18:00.

Me anë të një postimin në Facebook Meta shkruan se qeveria nuk ndalet së vjedhuri prandaj sipas kreut të PL-së të gjithë duhet të dalin në protestë.

"NDIHESH I VJEDHUR? EJA EDHE TI!
Afera e inceneratorëve është "kryevepra" e korrupsionit. Është vjedhja më e madhe që u është bërë qytetarëve shqiptarë. Popullit i kërkojnë të kursejë ndërsa Qeveria nuk ndalet së vjedhuri në kulmin e krizës.
Të gjithë në protestë më 13 shtator, ora 18:00, tek inceneratori i Tiranës", shkruan Meta.

POSTIMI I KREUT TË PL

ilir meta partia e lirisë

Sondazh

Poll