Politike

Berisha: Rama i mori borxh Princit 50 mln euro, por e paguajnë shqiptarët, jo Surreli

Ai ripërmendi historinë e marrjes së 50 milioinë eurove dhe tha se Rama duhet ta kuptojë që këto paguhen nga shqiptarët dhe jo nga ai vetë. 

9 Shtator 2022, 18:58 Nga F.M
Berisha: Rama i mori borxh Princit 50 mln euro, por e paguajnë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur dhe për borxhet e marra nga kryeministri Edi Rama. I pranishëm në një takim me demokratët në Prrenjas, Berisha tha se Rama ka ngritur një mekanizëm vjedhjesh përmes borxheve që merr. Ai ripërmendi historinë e marrjes së 50 milioinë eurove dhe tha se Rama duhet ta kuptojë që këto paguhen nga shqiptarët dhe jo nga ai vetë. 

"Bizneset! Dha ndonjë qindarkë për bizneset? Asnjë. Po, para 3 javësh i dha klientelës së tij 300 mln euro. Këtu jo larg prej jush është një rrugë, rruga që humbi Qukës-Qafë Plloqë. Rruga ka fiks 11 vite. Çfarë ka ndodhur tani, nuk ndodh kund në botë, nuk kisha dëgjuar kurrë. Në Trebinjë, rrugët kanë dalë në disnivel 17 metër dhe ky mori e shtoi aty 50 mln euro. Si mund të dalë në sipërfaqe rruga në disnivel. Ky është një mekanizëm vjedhjeve. E njëjta gjë është Zërvaç-Qafë Plloq. Edhe aty me disnivel. Imagjinoni ju po të kishte qenë tunel, do të kishte dalë 50 metra disniveli. Këta krijojnë me klientelën e vete mekanizma nga më absurde të vjedhjeve. U shtua aty 50 mln, e tha vetë: I kërkova Princit borxh 50 mln euro dhe ai mi dha. Ti dha, por i paguajnë taksapaguesit e jo Surreli. E gjithë problemi është se ky e ka shndërruar qeverinë në një makineri mashtrimi dhe plaçkitëse për qytetarët,"- tha Berisha ndër të tjera. 

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll