Politike

Berisha: Rama një terrorist i kuq! Përdori bandat dhe "skuqi" rrugët e Elbasanit ditën e zgjedhjeve! (Akuza Ballës)

Ai tha se Rama është kthyer në një terrorist të kuq që përgjaku rrugët e Elbasanit në zgjedhjet e 25 prillit.

9 Shtator 2022, 19:20 Nga e.k
Berisha: Rama një terrorist i kuq! Përdori bandat dhe
Sali Berisha

ELBASAN- Duke folur nga Elbasani në një takim me qytetarët Berisha akuzoi kryeministrin Rama për lidhjen me krimin. Ai tha se Rama është kthyer në një terrorist të kuq që përgjaku rrugët e Elbasanit në zgjedhjet e 25 prillit.

Akuza hodhi dhe ndaj kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla të cilin e akuzoi se mbron banjdat e Elbasanit.

Sali Berisha: Zgjidhja e problemit është largimi i Edi Ramës nga pushteti. Ne po jetojmë një monizëm të plotë, një monizëm edhe më të plotë se monizmi i Ramiz Alisë në shkurtin e vitit 1991. Edi Rama kontrollon sot të gjitha pushtetet. Ai përdori sistemin e vjetër të diktaturës, sistemin e patronazhistëve. Ai u shndërrua në terririst të kuq, përdori bandat dhe jeni dëshmitarë se si u skuqën rrugët e Elbasanit ditën e zgjedhjeve dhe e keni dëgjuar Sali Berishën duke denoncuar Suel Çelën. Por më i keq se ata është deputeti i tyr enë Kuvend, Taulant Balla. 

sali berisha

Sondazh

Poll