Politike

Rama: Ndërtuesit do më jepnin gjysmën e pallateve që të mos ishin në kthetrat e "Konfiskimit"

Rama tha se ky operacion për prishjen e kateve shtesë, tregon se ai nuk ka asnjë pazar me asnjë prej ndërtuesve. 

9 Shtator 2022, 18:38 Nga F.M
Rama: Ndërtuesit do më jepnin gjysmën e pallateve që të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se të gjithë ndërtuesit janë të gatshëm të bëhen 'ortakë' me të dhe madje t'i japin edhe gjysmën e pallateve, vetëm që të mos i kapte operacioni "Konfiskimi". I pranishëm në një takim me banorët e Zall Herrit, ku dorëzoi çelësat e shtëpisë së re, Rama tha se ky operacion për prishjen e kateve shtesë, tregon se ai nuk ka asnjë pazar me asnjë prej ndërtuesve. 

"Kam dëgjuar këto ditë disa që thonë se ato pallatet nuk u bënë brenda ditës, aty i kishin, apo ju prishën pazaret. As pallatet nuk u bënë brenda ditës dhe as kultura e ligjit nuk ndërtohet brenda ditës. Kur ne e nisëm këtë rrugë, në Tiranë nuk kishte asnjë pallat pa shtesa. Ndërkohë që sot këto raste flagrante, janë pak. Janë pak dhe janë shumë pak në krahasim me tërësinë e veprimtarisë që zhvillpohet. Por janë raste brutale, arrogance e karshillëk krah të gjithëve, nuk mundet të mos lejojmë dhe të shembim ndërtime pa leje në fshat apo të njerëzve që sidoqoftë nuk i bëjnë për të shitur apo fituar dhe të lejojmë që këta pasanikë të jenë pa kufi, në përpjekje për të bërë më shumë fitim, duke u rënë në qafë të gjithëve. Nuk ka pazar të prishur sepse po të ishte për pazar, më besoni gjysmat e pallateve do t’i jepnin vetëm për të mos përfunduar në kthetrat e këtij operacioni. Ky operacion ishte një përgjigje për të gjithë ata që më akuzojnë mua për ortakërira,"- tha Rama ndër të tjera. 

Kryeministri Edi Rama ka nisur operacionin "Konfiskimi". Dy ditë më parë, në prezantimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Rama tha se çdo kat i ngritur pa leje nga milionerët, në Tiranë e jo vetëm, do të shembet apo sekuestrohet. Një tjetër mundësi që i jepet ndërtuesit është dhurimi për publikun ose blerja me çmimin e tregut për çdo metër katror që ka ngritur pa leje. Deri më tani janë zhvilluar dy aksione, sekuestroja e një pallati 9-katësh në Farkë dhe i një tjetri sot, në zonën e Liqenit të Thatë. Ky i fundit është ngritur nga biznesmeni Pëllumb Salillari, një nga emrat më afër qeverisë. 

edi rama konfiskimi i kullave

Sondazh

Poll