Politike

Aksioni për ndërtimet pa leje/ Berisha: Askush nuk ngre kate pa paguar shuma të mëdha parash

Berisha shtoi se asnjë prej ndërtuesve, nuk ka ngritur kate shtesë pa dorëzuar shumë të mëdha parash tek vetë kryeministri.

9 Shtator 2022, 18:23 Nga F.M
Aksioni për ndërtimet pa leje/ Berisha: Askush nuk ngre kate pa paguar
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar nismën e kryeministrit Edi Rama për shembjen e ndërtesave pa leje. Në një takim me qytetarët në Prrenjas, Berisha tha se ndërtimet janë bërë sepse i ka lejuar vetë Rama, pas ryshfetit që ka marrë. Berisha shtoi se asnjë prej ndërtuesve, nuk ka ngritur kate shtesë pa dorëzuar shumë të mëdha parash tek vetë kryeministri.

“Dje në parlament, tek dëgjoja socialistët unë u thashë atyre, urdhëroni, të shkojmë së bashku në çdo organizatë të PS dhe të debatojmë me ta. Mirëpo siç e shikoni, ata kanë shkëputur çdo lidhje me qytetarin dhe qytetarët. Kanë shkëputur çdo lidhje pasi Edi Rama e ka shndërruar shtetin në një makineri mashtrimi. Po të dëgjoni se çfarë flasin ata në parlament, flasin sikur janë në një planet tjetër, jo në Shqipëri. Mirëpo është krijuar ky mekanizëm, me të cilin mashtrojnë nga mëngjesi në darkë në mënyrë të paskrupullt. I paragjykojnë qytetarët shqiptarë si njerëz që mund ti mashtrosh dhe tu thuash çtë duash. E dëgjuat dje, sikur nuk ka qenë në Shqipëri, fliste për mungesën e ligjit në ndërtime dhe urbanistike, që të gjitha mbi bazë ryshfeti, pasi dihet shumë mirë që jo çdo kat, por edhe çdo dhomë paguajnë ryshfetin për ta shtuar. Ky jo që e dinte, por ndryshoi ligjin dhe ngarkoi policinë për tu marrë me ndërtimet pa leje.  Pra mendon se në këtë mënyrë do të lajë duart me kaosin urbanistik që e krijoi mbi bazën e ryshfetit. Asnjëri prej tyre aty nuk ka ndërtuar kate mbi kate pa paguar shuma të mëdha,”- tha Berisha ndër të tjera.

sali berisha

Sondazh

Poll