Politike

Berisha: Rama po helmon Vlorën. Kontraktim pa tender, prej 760 milionë eurosh në dy vite

Ai shtoi se Rmaa po helmon Vlorën, po mbyt Dibrën dhe se këto gjëra mundohet t’i mbulpojë me propagandë.

9 Shtator 2022, 18:32 Nga F.M
Berisha: Rama po helmon Vlorën. Kontraktim pa tender, prej 760 milionë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për vjedhje. Në një takim të mbajtur me banorët e Prrenjasit, Berisha tha se zbrazja e digave është një krim. Ai shtoi se Rmaa po helmon Vlorën, po mbyt Dibrën dhe se këto gjëra mundohet t’i mbulpojë me propagandë.

“Po ndalem vetëm në deklarata e fundit, për të vjedhur.  I zbrazi digat për të vjedhur. Digat nuk zbrazen kurrë verës. Zbrazja e tyre verës është një krim i vërtetë. I zbrazi vetëm e vetëm që të thotë se liqenet shteruan dhe tani duhet të fillojnë punën dy gjeneratorë monstruozë të sjellë nga Bangladeshi që prodhojnë në 24 orë tonelata të tëra squfuri se punojnë me mazut.  Kontraktim pa tender, prej 760 milionë eurosh në dy vite. Që të gjitha i paguajnë qytetarët shqiptarë dhe tani për të qetësuar thoshte, Skavica do të na i zgjidhë këto. Prisja të thoshte që Skavica çlirimi i 2-të i Shqipërisë siç thoshte Enver Hoxha për Elbasanin. Vlorën po e helmon, Dibrën po e mbyt dhe këtë zgjidhje jep, dhe këto do ti mbulojë me propagandë. Por kjo qeveri dhe ky person dhe është shumë e rëndësishme që të angazhohemi në një dialog me çdo shqiptar. Ky ka tejkaluar çdo limit, vjedhje, çdo gjë,”- tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll