Politike

VD-Misteri i Ervis Martinajt, Berisha: Mendon Rama se lahen duart me zhdukjen e një njeriu

Referuar ultimatumit që Rama i vuri drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, për gjetjen e Martinajt, Berisha tha se Rama nuk mund të ‘lajë duart’ me zhdukjen e një njeriu.

9 Shtator 2022, 18:14 Nga F.M
VD-Misteri i Ervis Martinajt, Berisha: Mendon Rama se lahen duart me zhdukjen e
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama në përfshirjen në zhdukjen e Ervis Martinajt. Në një takim me qytetarët në Prrenjas, Berisha tha se Martinaj ishte biznesmen në fushën e lojërave të fatit, por ai që qëndronte në 'hije’ sipas tij, ishte vëllai i vetë kryeministrit, Olsi Rama. Referuar ultimatumit që Rama i vuri drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, për gjetjen e Martinajt, Berisha tha se Rama nuk mund të ‘lajë duart’ me zhdukjen e një njeriu.

“Tre ditë më parë, pasi hoqi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë sepse ai ra në një aferë të madhe të vëllait të Ramës me ata call centerat, që po hetohet në botë.  Që të shkarkosh një njeri pa dhënë një motiv, kjo tregon se ti nuk respekton ligjin. Pastaj i mbyllte në fund duke i pyetur, pas 1 muaji që është zhdukur, të më gjendet, sqarohet çështja e Vis Martinit. Çdo shqiptar e di, që ai ishte biznesmeni në kërkim apo legal/ilegal i lojërave të fatit. Olsi Rama ishte biznesmeni në hije. E dinë të gjithë se kush i lozte bastet, këta të dy ishin. Tani zhduket njeri, hesht një muaj dhe mendon se njerëzit nuk e dinë se i vëllai i tij ishte një njeri që merrej me bastet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Gjermani dhe mendon se në këtë mënyrë i lau duart me zhdukjen e një njeriu,”- tha Berisha.

Dy dië më parë, kryeministri Edi Rama prezantoi drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dhe i caktoi detyra 100 ditore. Një prej tyre ishte dhe zbardhja e misterit të fatit të Martinajt, nëse kemi të bëjmë me inskenim apo vrasjen e 40-vjeçarit. Martinaj ka humbur gjurmët prej nëntë gushtit, ditë kur familja e tij ngriti alarmin në Policinë e Shtetit. Ai ishte në listën e 14 të shumëkërkuarve pas realizimit të operacionit “Plumbi i artë”, me rrëfimin e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

sali berisha

Sondazh

Poll