Politike

VD-Rama: Duam që biznesi të ketë burime më të kualifikuara në IT, financoni kurse

Kreu i qeverisë tha se në vend do të krijohen kushtet në bashkëpunim edhe me bizneset që të ketë më shumë burime njerëzore të kualifikuara në informatike, digjitalizim dhe IT.

9 Shtator 2022, 11:12 Nga k.m.

VD-Rama: Duam që biznesi të ketë burime më të

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar mbështetje nga bizneset për fushën e IT. Në një takim, kreu i qeverisë tha se në vend do të krijohen kushtet në bashkëpunim edhe me bizneset që të ketë më shumë burime njerëzore të kualifikuara në informatike, digjitalizim dhe IT.

"Duam që biznesi të ketë burime më të kualifikuara në IT dhe informatike. Është e domosdoshme të veprojnë dhe kompanitë të financojnë tek ato resurse që i duan për vete. Do punojnë më pas në kompanitë e tyre. Kërkesat e kompanive për IT janë të shumta dhe në rritje, të gjithave i lind kjo nevojë dhe besoj që duke krijuar një ndërveprim për zhvillimin e këtyre kurseve të mund të realizojmë një kërcim për kapacitetet e prodhimeve. T'u japim mundësinë për punë të mirëpaguara,"-u shpreh ai.

rama me bizneset 9 shtator 2022 edi rama

Sondazh

Poll