Politike

Tryezë e OSBE-së me Komisionin e Reformës Territoriale, Denaj: Copëzimi nuk zgjidh ngërçin financiar

Anila Denaj, bashkëkryetare e Reformës Territoriale u shpreh se copëtimi i mëtejshëm nuk ndihmon në zgjidhjen e ngërçit finanaciar.

9 Shtator 2022, 10:54 Nga A.B
Tryezë e OSBE-së me Komisionin e Reformës Territoriale, Denaj:
Takimi

TIRANË- Ditën e sotme është zhvilluar një takim i përbashkët i OSBE-së me komisionin e Reformës Administrative-Territoriale. Në këtë tryezë të përbashkët u diskutuan çështje teknike në kuadër të Reformës së re Administrative-Territoriale, me temë: "Prezantim rreth Kapitalit Natyror të Bashkive dhe Autonomise Fiskale".

Deputetja e PD-së Dhurata Çupi, bashkëkryetare e Komisionit për Reformën Territoriale, tha se PD ka zhvilluar takime në 12 qarqe dhe po reflekton kërkesat e qytetarëve dhe ekspertizën më të mirë. Deputetja e Partisë Socialiste Anila Denaj, bashkëkryetare e Reformës Territoriale u shpreh se copëtimi i mëtejshëm nuk ndihmon në zgjidhjen e ngërçit finanaciar.

Merita Toska, eksperte e Co-Plan në fjalën e saj në tryezën e përbashkët me OSBE-në për Reformën Territoriale u shpreh se bashkitë kanë autonomi të ulët finanaciare. Sipas saj investimet e bashkive me fondet e veta kanë pësuar ulje.

‘Bashkitë pas 2015 kanë patur më shumë të ardhura në dispozicion. Kjo jo vetëm për shkak të shtimit të kompetencave. Bashkitë mesatarisht në 2021 arritën të grumbullojnë vetëm 28.8% të të ardhurave totale. 85% e kësaj nga taksa pronës. 55% e te ardhurave të bashkive u mblodh vetëm bashkia Tiranë. Duke parë të dhënat bashkitë kanë autonomi të ulët financiare. Nga ana tjetër shpenzime kanë një prirje rritëse. Struktura e shpenzimeve dominohet nga shpenzimet konkrete (paga dhe pagesa operative) dhe 25% shpenzime kapitale. Investimet e bashkive me fondet e veta kanë pësuar ulje duke arritur 0,6% të totalit Pbb.’- u shpreh Toska.

tryeza e osbe me komisionin anila denaj dhurata cupi

Sondazh

Poll