Politike

Do bëhet dosja publike? Sula: Ka rrugë të ndryshme, s’bëj dot asnjë premtim

E ftuar në emisionin "Opinion" Sula sqaroi se për publikimin e emrave nga Autoriteti për mediat dhe institucionet ka parakushte dhe të gjithë elementët që duan ta bëjnë këtë duan të parashtrojnë rrethanat e faktet.

8 Shtator 2022, 23:21 Nga F.M
Do bëhet dosja publike? Sula: Ka rrugë të ndryshme,
Gentiana Sula

TIRANË- Kreu i Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula u shpreh se Autoriteti për publikimin e emrave ndjek dy rrugë të ndryshme. 

E ftuar në emisionin "Opinion" Sula sqaroi se për publikimin e emrave nga Autoriteti për mediat dhe institucionet ka parakushte dhe të gjithë elementët që duan ta bëjnë këtë duan të parashtrojnë rrethanat e faktet.

Gentiana Sula: Që të publikojmë element të dosjes, ka rrugë të ndryshme, kemi pasur kërkesa nga mediat. Për mediat dhe institucionet ka parakushte dhe të gjithë elementët që duan ta bëjnë këtë duan të parashtrojnë rrethanat e faktet. Kalon autoriteti në vendimmarrje dhe s’do të doja të bëja premtime. Autoriteti i shqyrton dhe i pranon ose jo.

Si u bë publike çështja e ekzistencës së dosjes së Metës?

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në Shqipëri tha që ish-presidenti Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit Shtetëror në kohën e komunizmit. Meta i hodhi poshtë këto akuza duke thënë se janë të motivuara politikisht. Sipas dokumentit që Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në Shqipëri ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë, kërkohet miratimi i disa ndryshimeve ligjore, të cilat më pas japin mundësinë e riverifikimit të figurave që janë pajisur me “certifikatën e pastërtisë”. Në dokument thuhet se emri i Metës (Ilir Metaj) ka rezultuar në dosjet e Sigurimit të Shtetit. Ky lajm u bë i ditur vetëm pak ditë pasi Meta përmbylli mandatin e tij 5-vjeçar si President dhe u rikthye në partinë që e kishte themeluar vetë, Lëvizjen Socialiste për Integrim, të cilës me rikthimin e tij iu ndryshua emri në Partia e Lirisë. Tashmë Meta e ka paditur Autoritetin e Dosjeve.

gentiana sula

Sondazh

Poll