Politike

Sula tregon rastin: Një person publik u ankua, pretendoi se i ishte shtuar një regjistër në dosje

Ajo shtoi se pas pretendimit të këtij personit, të cilit nuk ia përmendi emrin, u bënë verifikimet.

8 Shtator 2022, 23:24 Nga F.M
Sula tregon rastin: Një person publik u ankua, pretendoi se i ishte shtuar
Gentjana Sula

TIRANË- Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve Gentiana Sula tha se ka pasur një rast kur një person publik ka kërkuar kontrollimin e dosjes së tij. E ftuar në "Opinion", Sula tha se personi në fjalë pretendonte se i ishte shtuar një regjistër.

Ajo shtoi se pas pretendimit të këtij personit, të cilit nuk ia përmendi emrin, u bënë verifikimet. Këto të fundit dolën në përfundimet që dokumentet kishin qenë autentike. 

"Kemi pasur rast të një personi publik që pretendonte se një regjistër i ishte shtuar më vonë, bëmë verifikime dhe rezultoi që dokumenti ishte autentik,"- tha Sula. 

Si u bë publike çështja e ekzistencës së dosjes së Metës?

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në Shqipëri tha që ish-presidenti Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit Shtetëror në kohën e komunizmit. Meta i hodhi poshtë këto akuza duke thënë se janë të motivuara politikisht. Sipas dokumentit që Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në Shqipëri ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë, kërkohet miratimi i disa ndryshimeve ligjore, të cilat më pas japin mundësinë e riverifikimit të figurave që janë pajisur me “certifikatën e pastërtisë”. Në dokument thuhet se emri i Metës (Ilir Metaj) ka rezultuar në dosjet e Sigurimit të Shtetit. Ky lajm u bë i ditur vetëm pak ditë pasi Meta përmbylli mandatin e tij 5-vjeçar si President dhe u rikthye në partinë që e kishte themeluar vetë, Lëvizjen Socialiste për Integrim, të cilës me rikthimin e tij iu ndryshua emri në Partia e Lirisë. Tashmë Meta e ka paditur Autoritetin e Dosjeve.

gentiana sula

Sondazh

Poll