Politike

Pse ju drejtuat Kuvendit? Sula tregon si ra në kontakt me dosjen e I.M.: Kërkuan pastërti figure

E ftuar në emisionin "Opinion" Sula tha se i është drejtuar Kuvendit pasi ka qenë ky i fundit që ka kërkuar pastërti figure. Sula tha gjithashtu se Autoriteti nuk ka nxjerrë emrin por ka përdorur vetëm inicialet.

8 Shtator 2022, 23:04 Nga e.k
Pse ju drejtuat Kuvendit? Sula tregon si ra në kontakt me dosjen e I.M.:
Gentiana Sula

TIRANË- Kreu i Autoritetit të Dosjeve Gentiana Sula, tregoi sot se pse i është drejtuar parlamentit në lidhje me rastin e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta kur ai nuk mban funksion parlamentar. 

E ftuar në emisionin "Opinion" Sula tha se i është drejtuar Kuvendit pasi ka qenë ky i fundit që ka kërkuar pastërti figure. Sula tha gjithashtu se Autoriteti nuk ka nxjerrë emrin por ka përdorur vetëm inicialet.

 PJESË NGA INTERVISTA

Pyetje: Pse ju drejtuat parlamentit, Meta nuk mban një detyrë parlamentare?

Gentiana Sula: Sepse parlamenti kishte kërkuar pastëri figure.

Pyetje: Si doli emri i Metës? Ka alaudime se mund të jetë ndërhyrë në dosje

Gentiana Sula: Ne nuk kemi nxjerrë emër, kemi përdorur iniciale. Kemi ruajtur të dhënat personale. Në raport me dosjen sigurisht që ka aludime. Përsa i përlket autencitetit ne i zbatojmë dhe nuk kemi indicie që ka ndërhyrje. Dokumentat kanë motivim të caktuar, unë dua të them këtë, ekzistojnë të gjitha rrugët institucionale por duke bashkëpunuar.

Si u bë publike çështja e ekzistencës së dosjes së Metës?

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në Shqipëri tha që ish-presidenti Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit Shtetëror në kohën e komunizmit. Meta i hodhi poshtë këto akuza duke thënë se janë të motivuara politikisht. Sipas dokumentit që Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në Shqipëri ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë, kërkohet miratimi i disa ndryshimeve ligjore, të cilat më pas japin mundësinë e riverifikimit të figurave që janë pajisur me “certifikatën e pastërtisë”. Në dokument thuhet se emri i Metës (Ilir Metaj) ka rezultuar në dosjet e Sigurimit të Shtetit. Ky lajm u bë i ditur vetëm pak ditë pasi Meta përmbylli mandatin e tij 5-vjeçar si President dhe u rikthye në partinë që e kishte themeluar vetë, Lëvizjen Socialiste për Integrim, të cilës me rikthimin e tij iu ndryshua emri në Partia e Lirisë.

gentiana sula

Sondazh

Poll