Politike

Meta i hodhi në gjyq, Sula: S’jemi njohur me akuzat zyrtarisht, por nuk qëndrojnë

Ajo shtoi se janë të hapur për hetimet nga të gjitha institucionet ligjzbatuese.

8 Shtator 2022, 23:22 Nga F.M
Meta i hodhi në gjyq, Sula: S’jemi njohur me akuzat zyrtarisht, por
Gentiana Sula

TIRANË- Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve Gentiana Sula tha se ende nuk ka marrë një letër zyrtare për padinë që i është ngritur nga kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta. E ftuar në "Opinion", Sula tha se gjithsesi nuk qëndron asnjë akuzë e ngritur nga Meta. Ajo shtoi se janë të hapur për hetimet nga të gjitha institucionet ligjzbatuese.

"Nuk jemi njohur me akuzat në mënyrë të plotë, asnjë nga akuzat nuk qëndron, jemi shumë të hapur për të gjitha hetimet e për të gjitha institucionet ligjzbatuese,"- tha Sula ndër të tjera. 

Si u bë publike çështja e ekzistencës së dosjes së Metës?

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në Shqipëri tha që ish-presidenti Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit Shtetëror në kohën e komunizmit. Meta i hodhi poshtë këto akuza duke thënë se janë të motivuara politikisht. Sipas dokumentit që Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në Shqipëri ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë, kërkohet miratimi i disa ndryshimeve ligjore, të cilat më pas japin mundësinë e riverifikimit të figurave që janë pajisur me “certifikatën e pastërtisë”. Në dokument thuhet se emri i Metës (Ilir Metaj) ka rezultuar në dosjet e Sigurimit të Shtetit. Ky lajm u bë i ditur vetëm pak ditë pasi Meta përmbylli mandatin e tij 5-vjeçar si President dhe u rikthye në partinë që e kishte themeluar vetë, Lëvizjen Socialiste për Integrim, të cilës me rikthimin e tij iu ndryshua emri në Partia e Lirisë. Tashmë Meta e ka paditur Autoritetin e Dosjeve. 

gentiana sula

Sondazh

Poll