Politike

"Ballkani i Hapur me dosje të shqyera", Blushi "thumbon" Batonin: Edhe UDB me përfaqësues në debatet televizive

Sipas Haxhiut, Meta ka qenë prodhues i konspiracioneve të tilla për një kohë të gjatë dhe natyra e tij e politikanit reflekton që këto gjëra ndodhin. 

8 Shtator 2022, 23:24 Nga e.k
"Ballkani i Hapur me dosje të shqyera", Blushi
Tedi Blushi

TIRANË- Çështja e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit dhe përfshirja ose jo e kreut të Partisë së Lirisë në to ka mbajtue edhe mbrëmjen e sotme të "ndezur" debatin politik.

I ftuar në emisionin "Opinion", analisti Baton Haxhiu u shpreh se Ilir Meta e meriton ti përjetojë publikisht këtë që po ndodhin. Sipas Haxhiut, Meta ka qenë prodhues i konspiracioneve të tilla për një kohë të gjatë dhe natyra e tij e politikanit reflekton që këto gjëra ndodhin. 

Baton HaxhiuGentiana Sula e ka nisur iniciativën për të verifikuar inicialet e emrave të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. E vërteta do dali se kjo nuk mund të mbetet e fshehur. Ilir Meta meriton publikisht të përjetojë këtë gjë që po përjeton për arsye se vetë ka qenë prodhues i konspiracioneve të tilla për një kohë të gjatë dhe natyra e tij e politikanit reflekton që këto gjëra ndodhin. Ai personalisht si politikan e meriton këtë gjendje shpirtërore. Po i kthehen kusuret dhe ia kam thënë publikisht dhe privatisht atë që u ka bërë të tjerëve. Ilir Meta është njeriu i cili e ka merituar këtë përbaltje publike për arsye se ka mbjellë gjuhën e tij për një kohë të gjatë.

Përgjigjen nga ana e Partisë së Lirisë ia ka dhënë numri dy i saj, Tedi Blushi. Me anë të një postimi në Facebook, Blushi "thumbon" analistin duke u shprehur se këto diskutime janë si Ballkani i Hapur me dosje të shqyera.

"Edhe UDB me përfaqësues në debatet televizive të mbrëmjes për dosjet e ish-Sigurimit? Tamam "Ballkan i Hapur" me dosje të shqyera! Ha Ha Ha, VFLP", shkkruan Blushi.

tedi blushi baton haxhiu

Sondazh

Poll