Politike

Mund të manipulohen dosjet? Sula: Ka pretendime, por gjithçka është verifikueshme

E ftuar në emisionin "Opinion" Sula tha se për vërtetimin e autenticitetit ka rrugë të ndryshme institucionale për të vërtetuar gjithçka.

8 Shtator 2022, 23:21 Nga F.M
Mund të manipulohen dosjet? Sula: Ka pretendime, por gjithçka
Gentiana Sula

TIRANË- Kreu i Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula u shpreh se një dokument arkivor ka  ka dy elemente, autentiuciteti dhe vërtetësia.

E ftuar në emisionin "Opinion" Sula tha se për vërtetimin e autenticitetit ka rrugë të ndryshme institucionale për të vërtetuar gjithçka.

Gentiana Sula: Natyrisht që ka pretendime, një dokument arkivor ka dy elemente, autentiuciteti dhe vërtetësia. Ne i zbatojmë dhe nuk kemi indicje që ky dokument të ketë pësuar diçka. Dokumentat kanë motivim të caktuar, pse shkruhen dhe kush i shkruan. Ekzistojnë dhe rrugët institucionale për të vërtetuar gjithçka.

Si u bë publike çështja e ekzistencës së dosjes së Metës?

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në Shqipëri tha që ish-presidenti Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit Shtetëror në kohën e komunizmit. Meta i hodhi poshtë këto akuza duke thënë se janë të motivuara politikisht. Sipas dokumentit që Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në Shqipëri ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë, kërkohet miratimi i disa ndryshimeve ligjore, të cilat më pas japin mundësinë e riverifikimit të figurave që janë pajisur me “certifikatën e pastërtisë”. Në dokument thuhet se emri i Metës (Ilir Metaj) ka rezultuar në dosjet e Sigurimit të Shtetit. Ky lajm u bë i ditur vetëm pak ditë pasi Meta përmbylli mandatin e tij 5-vjeçar si President dhe u rikthye në partinë që e kishte themeluar vetë, Lëvizjen Socialiste për Integrim, të cilës me rikthimin e tij iu ndryshua emri në Partia e Lirisë. Tashmë Meta e ka paditur Autoritetin e Dosjeve.

gentiana sula

Sondazh

Poll