Politike

Pretendimet për Metën, Gentiana Sula: Kemi nxjerrë vetëm inicialet

Sula theksoi se në dokument identitetet kanë qenë me iniciale.

8 Shtator 2022, 23:27 Nga F.M
Pretendimet për Metën, Gentiana Sula: Kemi nxjerrë vetëm
Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve Gentiana Sula

TIRANË- Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve Gentiana Sula thotë se nuk kanë nxjerrë asnjë dokument me emrin e ish-Presidentit Ilir Meta si person i dyshuar për bashkëpunëtor të ish-Sigurimit të Shtetit.

Në një intervistë për emisionin Opinion, Sula theksoi se në dokument identitetet kanë qenë me iniciale. Sula i hedh poshtë të gjitha akuzat e bëra nga Ilir Meta në padinë që ky i fundit ka bërë në SPAK ndaj Autoritetit të Dosjeve.

“Ne nuk kemi nxjerrë, ne kemi nxjerrë iniciale. Në të gjithë personat e verifikuar ne përdorim iniciale. E njëjta gjë është edhe në rastin e Ilir Metës. Në parlament asnjë nga partitë nuk verifikon kandidatët. Parlamenti ka përdorur ligjin gjerman. Ne kemi verifikuar mijëra figura. Më duket që edhe interesi publik nuk është aq i ulët, më duket që kjo gjë duhet bërë”.

Si u bë publike çështja e ekzistencës së dosjes së Metës?

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në Shqipëri tha që ish-presidenti Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit Shtetëror në kohën e komunizmit. Meta i hodhi poshtë këto akuza duke thënë se janë të motivuara politikisht. Sipas dokumentit që Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në Shqipëri ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë, kërkohet miratimi i disa ndryshimeve ligjore, të cilat më pas japin mundësinë e riverifikimit të figurave që janë pajisur me “certifikatën e pastërtisë”. Në dokument thuhet se emri i Metës (Ilir Metaj) ka rezultuar në dosjet e Sigurimit të Shtetit. Ky lajm u bë i ditur vetëm pak ditë pasi Meta përmbylli mandatin e tij 5-vjeçar si President dhe u rikthye në partinë që e kishte themeluar vetë, Lëvizjen Socialiste për Integrim, të cilës me rikthimin e tij iu ndryshua emri në Partia e Lirisë. Tashmë Meta e ka paditur Autoritetin e Dosjeve.

gentiana sula

Sondazh

Poll