Sport

ANALIZA/ Ja sesi mbrojnë skuadrat e Superiores… Vllaznia ‘pronarja’ e topit

Egnatia është skuadra që shkon shumë ke përplasjet, është e dyta në renditjen e kampionatit për ndërhyrje të parregullta në këtë fillimsezoni, me një mesatare prej 15.68 ndërhyrje për ndeshje

8 Shtator 2022, 15:34 Nga DOSJA

ANALIZA/ Ja sesi mbrojnë skuadrat e Superiores… Vllaznia

TIRANE - Pas vetëm tri javësh është akoma shpejt për të kuptuar trendin e sezonit, edhe pse një ndjesi e parë mund të krijohet. Skuadrat deri më tani kanë treguar filozofinë e tyre të lojës dhe ndeshjet e ardhshme do të ndihmojnë këdo për të kuptuar nëse ҫdo skuadër do t’i qëndrojë besnik të njëjtit stil loje.

Në statistikat e nxjerra, nga analizat e ndeshjeve, ka pasur elementë interesantë, mbi të gjitha në mënyrën sesi mbrojnë skuadrat.

ANALIZA/ Ja sesi mbrojnë skuadrat e Superiores… Vllaznia

Këto dy klasifikime të listuara në tabelën e mësipërme shpjegojnë sesi mbrojnë skuadrat, nëse synojnë më shumë rikuperimin (më saktë mbi pozicionimin e lojtarëve pa top në fushë), ose kërkojnë duelin apo përplasjen me kundërshtarin.

Për të konfirmuar këto dy statistika ka edhe dy të dhëna të tjera shumë interesante: Vllaznia është skuadra që bën më pak aksione mbrojtëse, sepse është skuadra që ka mesataren më të lartë në të gjithë kampionatin për mbajtjen e topit (58%) dhe kështu që është më pak e rrezikuar dhe më pak në kërkim të rikuperimit.

Egnatia, përveҫ se është një skuadër që shkon shumë ke përplasjet, është e dyta në renditjen e rikuperimin e topit në këtë fillimsezoni. Ajo ka një mesatare të lartë prej 15.68 ndërhyrjesh të parregullta për ndeshje, duke u renditur mbrapa Erzenit me 18.8 faulla për ndeshje, shkruhet në studimin që ka shpërndarë zyra e shtypit në FSHF.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll