Sport

Ballkani prek historinë, sot ngjit futbollin kosovar në 'skenën' e Conference League...

Sot, nga ora 18:45, nis Ballkani-CFR Cluj, sfida e parë në grupin G për Conference League, takim i cili do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

8 Shtator 2022, 15:13 Nga DOSJA

Ballkani prek historinë, sot ngjit futbollin kosovar në

KOSOVE - Ballkani, do të bëhet skuadra e parë kosovare, që do të luajë në fazën e grupeve të një gare, pasi do të debutojë sonte në Conference League. Kampionët nga Suhareka, pasi u eliminuan nga raundi i parë i Champions League nga skuadra lituaneze, Zalgiris, kaloi me sukses tri ture deri sa ia arritën të kualifikohen midis 32 skuadrave më të mira të Conference League.

‘Arkitekti’ Ilir Daja e udhëhoqi skuadrën e tij sezonin e kaluar drejt titullit të parë të Superligës së Kosovës dhe po ashtu, e ka nisur fuqishëm këtë sezon, me tre fitore të njëpasnjëshme duke grumbulluar 9 pikë të plota. Humbja, në kohën shtesë ndaj Zalgiris, mbetet humbja e tyre e vetme e sezonit dhe Daja që atëherë, ka arritur tetë fitore në nëntë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Kampionët rumunë të CFR Cluj, po bëjnë paraqitjen e tyre të dytë radhazi në Conference League, pasi përfunduan në fund të grupit të tyre sezonin e kaluar, ku humbën katër nga gjashtë ndeshjet e tyre. I drejtuar nga ish-mbrojtësi, Dan Petrescu, Cluj u eliminua gjithashtu nga raundi i parë i kualifikimeve të Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll