Sport

Klopp pas humbjes së rëndë: “Shkarkuar? Drejtuesit tanë presin të zgjidh situatën, nuk mendojnë që dikush tjetër ta bëjë këtë.”

“Me Alisson në portë, duhet të luash shumë keq për të pësuar tre gola (në pjesën e pare). Duhet të rishpikim veten, zakonisht nuk pranojmë tre gola të tillë”.

8 Shtator 2022, 11:04 Nga DOSJA

Klopp pas humbjes së rëndë: “Shkarkuar? Drejtuesit

ANGLI - Jurgen Klopp, pas ndeshjes i bëri një analizë të ftohtë të humbjes së rëndë të pësuar në Napoli për Champions League, 1-4, por përjashtoi mundësinë e dorëheqjes apo shkarkimit, siç ndodhi me bashkatdhetarin Thomas Tuchel te Chelsea.

“Napoli luajti shumë mire, ndërsa ne jo. Është shpjegimi i parë për humbjen. Asnjëherë nuk arritëm të futeshim në lojë, nuk ishim solidë, as mbrojtëm dhe as sulmonim. Nuk kishte asnjë lidhje mes sektorëve. Ishte një lojë e tmerrshme, duhet të mendoj se si mund ta përmirësoj ekipin. 

Me Alisson në portë, duhet të luash shumë keq për të pësuar tre gola (në pjesën e pare). Duhet të rishpikim veten, zakonisht nuk pranojmë tre gola të tillë. Praktikisht duhet të përgatitemi më mirë në çdo gjë”,- u shpreh Klopp duke i paraprirë ndeshjes se radhës, Wolverhampton, të shtunën.

Klopp foli më pas për vendin si trajner. Kujtojmë që së fundmi, ai ka rinovuar kontratën: “I shkarkuar? Jo në të vërtetë. Dallimi është se ne kemi pronarë të ndryshëm. Tanët janë të qetë dhe presin që unë ta zgjidh situatën, nuk po mendojnë që dikush tjetër ta bëjë këtë.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll