Sport

Aksidentohet portugezi, dy brinjë të thyera. Trajneri i Portos: "Edhe kjo na duhej!”...

Lojtari i kombëtares Otavio u largua nga fusha i dëmtuar në minutën e 75-të pas një përplasjeje të komplikuar me Hermoso. Në spital i konstatohen dy brinjë të thyera, do të mungojë një muaj

8 Shtator 2022, 10:48 Nga DOSJA

Aksidentohet portugezi, dy brinjë të thyera. Trajneri i Portos:

SPANJE - Otávio shkaktoi shqetësim te trajneri Sérgio Conceição i Portos. Lojtari i kombëtares portugeze u largua i dëmtuar dhe me barelë në minutën e 75-të pas një përplasjeje të komplikuar me Hermoso.

Pas ndeshjes, i pyetur për gjendjen shëndetësore të futbollistit, Sérgio Conceição shpërtheu. “Eshtë dëmtuar në brinjë, por ne ende nuk dimë asgjë. Edhe në këtë patëm pak fat... Sepse largimi i Otávio nga loja na detyroi edhe të ndryshonim atë që ishte planifikuar”,- shpjegoi ai, duke këmbëngulur sërish në mungesën e fatit të tij: “Gjithçka shkoi keq sot, shkoi gabim. Ne punuam shumë, lojtarët merituan një tjetër rezultat”.

Pasi u largua nga fusha me barelë dhe me mbajtëse në qafë, mësohet se lojtari i është nënshtruar testeve plotësuese në një klinikë në Madrid, ku janë konstatuar dy brinjë të thyera. 27-vjeçari do të udhëtojë për në Porto me pjesën tjetër të skuadrës këtë të enjte dhe do të nisë procesin e rikuperimit, e cila mendohet të jetë një muaj.

Ndeshja e mbrëmshme Atletico Madrid-Porto, e para në grupin B për Champions League përfundoi me rezultatin 2-1. Të tre golat u shënuan pas minutës së 90-të të ndeshjes: Hermoso (90’+1) dhe Griezmann (90’+11) për Atleticon dhe Uribe (90’+6) me penallti për Porton, e cila pas minutes së 81-të mbeti me 10 lojtarë në fushë, pasi Taremi u ndëshkua edhe me kartonin e dytë të verdhë.

Aksidentohet portugezi, dy brinjë të thyera. Trajneri i Portos:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll