Bota

Tensione në Venezuelë për ndihmat amerikane, 3 viktima dhe 20 të plagosur

25 Shkurt 2019, 07:55 Nga DOSJA
Tensione në Venezuelë për ndihmat amerikane, 3 viktima dhe 20

Tensionet në Venezeulë ende vijonë. Përplasje ka pasur së fundmi mes mbështetësve të Juan Guaidos dhe mbështetësve të Maduros. 

Të paktën tre persona janë vrarë dhe më shumë se 20 të tjerë  janë plagosur gjatë dy ditëve të fundit, ku ka pasur një tension të jashtëzakonshëm në këtë vend pasi po futen ndihma nga jashtë. 

“Unë jam duke mbrojtur kryetarin e bashkisë dhe udhëheqësit vendas,” tha Candy, një udhëheqës i Gardës Territoriale.  Maduro nuk lejon që të futen në vendin e tij ndihmat nga SHBA-ja dhe për Guaidon këto janë shumë të nevojshme për popullin e Venezuelës. 

Shefi amerikan i Diplomacisë, Mike Pompeo është shprehur në një intervistë për CNN se ditët e Nicolas Maduro janë të numëruara falë popullit venezuelian. Pompeo theksoi më tej se Amerika nuk e njeh më Maduron si President të Venezuelës. Jam i bindur se falë venezuelasve ditët e Maduros janë të numëruara,”– u shpreh shefi amerikan i Diplomacisë. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 3 të vdekur juhan guaido ndihmat nga shba nicolas maduro 3 të vdekur juhan guaido ndihmat nga shba nicolas maduro

Sondazh

Poll

Bota 25 Shkurt 2019, 07:28

Amerika ultimatum Maduros: I ke ditët e numëruara

Shefi amerikan i Diplomacisë, Mike Pompeo është shprehur në një intervistë për CNN se ditët e Nicolas Maduro janë të numëruara falë popullit venezuelian. Pompeo...