Bota

Presidenti grek mesazh të qartë Shqipërisë: Plotësoni këto dy kushte që të hyni në BE

24 Shkurt 2019, 19:04 Nga DOSJA
Presidenti grek mesazh të qartë Shqipërisë: Plotësoni

Greqi-Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos ka mbështetur synimin e Shqipërisë për t’u future në Bashkimin Europian. Pavlopoulos shprehet se për të arritur këtë integrim dueht që Shqipëria të plotësojë dy kushte.

Sa i përket Shqipërisë fqinje, Greqia nuk kundërshton perspektivën e saj evropiane. Një perspektivë e tillë, megjithatë, presupozon respektin e plotë për të drejtën ndërkombëtare dhe atë evropiane, duke respektuar kështu të gjitha të drejtat themelore të njeriut.

Rrjedhimisht, sjelljet si ato kundër Pakicës Kombëtare Greke, të cilat nënvlerësojnë brutalisht vlerën e jetës njerëzore ose që cenojnë të drejtat themelore, si e drejta e pronës. Pretendimet për prona të bashkëpunëtorëve të nazizmit (kështu i cilëson çamët) përbëjnë një pengesë të pakapërcyeshme për kursin e qetë evropian të Shqipërisë,”– u shpreh Presidenti grek në një deklaratë për shtyp.

Ndërsa opozita greke është shprehur kundër synimit të Shqipërisë për t’u futur në BE. Deputeti Jorgos Koumoutsakos, pjesë e partisë më të madhe opozitare greke, “Demokracia e Re”, ka deklaruar se qëndrimi i Athinës zyrtare në raport me Shqipërinë duhet që të jetë në varësi të trajtimit të minoritetit grek në Shqipëri.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni greqi shqiperi integrimi i shqiperise ne be jorgos koumoutsakos presidenti grek prokopis pavlopoulos greqi shqiperi integrimi i shqiperise ne be jorgos koumoutsakos presidenti grek prokopis pavlopoulos

Sondazh

Poll