Bota

Moti i keq në itali, përmbytje dhe dëme materiale në disa zona

24 Shkurt 2019, 15:28 Nga DOSJA
Moti i keq në itali, përmbytje dhe dëme materiale në disa

ITALI- Moti i keq ka përfshirë Italinë, veçanërisht në jug-lindje të Sicilisë, duke shkaktuar stuhi masive. Sipas raportimit të medieve italiane, në krahinën e Sirakuzës ka shkaktuar përmbytje dhe dëme të konsiderueshme, si përgjatë bregut dhe në zonat më të brendshme.

Shumë pemë janë rrëzuar nga era e fortë, ku në disa raste kanë dëmtuar makinat, si dhe disa çati të shtëpive. Po ashtu, në qytetin e Raguzës janë rrëzuar disa pemë qindra-vjeçare. Ndër qytetet më të prekura nga moti i keq janë: Portopalo, Pachino, Marzamemi. Situata e motit pritet të përmirësohet në mënyrë progresive, në pjesën e dytë të ditës së sotme dhe veçanërisht, gjatë ditës së nesërme.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota itali moti i keq permbytje sicili itali moti i keq permbytje sicili

Sondazh

Poll