Bota

Franca kundër Haradianjt për taksën 100%: Hiqeni ose pezullojeni

25 Shkurt 2019, 07:56 Nga DOSJA
Franca kundër Haradianjt për taksën 100%: Hiqeni ose pezullojeni

KOSOVË- Ambasada e Francës në Prishtinë ka thënë se taksa 100%, e vendosur para më shumë se tre muajsh ndaj produkteve serbe, duhet të pezullohet osë të hiqet.

Zyrtarë të Ambasadës së Francës në Kosovë i kanë thënë gazetës “Zëri” se qëndrimi i tyre rreth kësaj çështjeje është më se i qartë, që masa ndaj produkteve serbe dhe atyre boshnjake duhet të pezullohet ose të largohet.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës ndaj produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina ka nxitur reagime të shumë shteteve të fuqishme të botës, të cilat po vazhdojnë të kërkojnë heqjen ose pezullimin e kësaj tarife.

Edhe pse ndërkombëtarët kanë bërë kërkesa të vazhdueshme, Kryeministri Ramush Haradinaj po vazhdon të zotohet se taksa nuk hiqet pa pasur paraprakisht një marrëveshje për njohje të Kosovës nga Serbia.

Ndërkohë, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mënyrë të pareshtur janë duke kërkuar pezullimin e tarifës prej 100%. Si pasojë e barrikadimit të Qeverisë kundër heqjes së taksës SHBA-ja madje ka nisur edhe vendosjen e sanksioneve ndaj Kosovës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni ambasada franceze dialogu kosove-serbi kosova ramush haradinaj taksa 100% ambasada franceze dialogu kosove-serbi kosova ramush haradinaj taksa 100%

Sondazh

Poll

Bota 25 Shkurt 2019, 07:28

Amerika ultimatum Maduros: I ke ditët e numëruara

Shefi amerikan i Diplomacisë, Mike Pompeo është shprehur në një intervistë për CNN se ditët e Nicolas Maduro janë të numëruara falë popullit venezuelian. Pompeo...