Bota

Amerika ultimatum Maduros: I ke ditët e numëruara

25 Shkurt 2019, 07:28 Nga DOSJA
Amerika ultimatum Maduros: I ke ditët e numëruara

Shefi amerikan i Diplomacisë, Mike Pompeo është shprehur në një intervistë për CNN se ditët e Nicolas Maduro janë të numëruara falë popullit venezuelian. Pompeo theksoi më tej se Amerika nuk e njeh më Maduron si President të Venezuelës. “Jam i bindur se falë venezuelasve ditët e Maduros janë të numëruara,”– u shpreh shefi amerikan i Diplomacisë.

I pyetur për një ndërhyrje të mundshme të forcave të armatosura amerikane, ai nuk e përjashtoi këtë gjë si mundësi. “Ne kemi thënë që të gjitha mundësitë janë në tavolinë. Ne do të bëjmë atë që duhet që demokracia të mbretërojë dhe që një e ardhme më e mirë të krijohet për venezuelasit,”- theksoi Pompeo.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota amerika mike pompeo nicolas maduro venezuela amerika mike pompeo nicolas maduro venezuela

Sondazh

Poll