Bota

Pasagjeri tentoi ta rrëmbejë, avioni BG-147 bën ulje emergjente

24 Shkurt 2019, 16:50 Nga DOSJA
Pasagjeri tentoi ta rrëmbejë, avioni BG-147 bën ulje emergjente

Bangladesh- Një aeroplan që po fluturonte nga kryeqyteti i Bangladeshit, Daka, drejt Dubait ka bërë ulje të emergjente, për shkak se një udhëtar ka tentuar me forcë të marrë kontrollin e aeroplanit.

Pasagjeri i armatosur-ndoshta një persona me probleme mendore-u përpoq të rrëmbente një Bg-147 te Biman Bangladesh Airlines, është dorëzuar më pas dhe është arrestuar nga policia.

Ai kërkoi të flasë me kryeministrin e vendit, por nuk kaluan shumë minuta dhe vdiq nga plagët e shkaktuara nga shkëmbimi i zjarrit me forcat speciale.

Përpara se të dorëzohej mediat vendase raportojnë se ai qëlloi mbi disa anëtarë të ekuipazhit, edhe pse mediat lokale nuk flasin për të vdekur apo të plagosur.

Për sa i takon pasagjerëve të evakuuar, asnjë s’ka mbetur i plagosur. Pasagjeri, ashtu siç dyshohej në fillim, kishte probleme të rënda depresioni. Raportohet se personi i dyshuar është një djalë 25-vjeçar, i cili u mor në pyetje nga policia. Ende nuk dihet motivi i tij për të sulmuar kabinën e pilotëve, shkruan “BBC”.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota bangaladesh tenton te rrembeje avionin ulje emergjente bangaladesh tenton te rrembeje avionin ulje emergjente

Sondazh

Poll