Bota

Moti i keq/ Aksident i rëndë në Prizren, humb jetën babai me dy djemtë

23 Shkurt 2019, 14:31 Nga DOSJA
Moti i keq/ Aksident i rëndë në Prizren, humb jetën babai me

KOSOVE- Një aksident ka ndodhur sot në aksin Prizren-Zhur, ku për pasojë kanë humbur jetën 3 persona. Mësohet se nga aksidenti kanë humbur jetën 3 persona të seksit mashkull, ndërsa mediat bëjnë me dije se viktimat janë nga një familje, konkretisht babai me dy djemtë e tij. 

Sipas të dhënave të raportuara nga mediet kosovare, thuhet se në aksident është përfshirë një kamion që pastronte borën dhe një autoveturë. Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë lagështira në rrugë. 

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili është shprehur se:

“Policët hetues janë duke kryer hetimet e rastit.. Fatkeqësisht kemi tri jeta të humbura”.

Detaje të tjera rreth këtij aksidenti ka dhënë edhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala. Moti i keq ka përfshirë gjithë Ballkanin, ndërkohë që probleme ka edhe në Shqipëri. (Lexo ketu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni 3 të vdekur aksident në prizren humbin jetën babai me 2 djemtë moti i keq 3 të vdekur aksident në prizren humbin jetën babai me 2 djemtë moti i keq

Sondazh

Poll