Bota

Shkuan në Kanada për t’i shpëtuar luftës, familjes nga Siria i vdesin 7 fëmijët nga zjarri

24 Shkurt 2019, 10:16 Nga DOSJA
Shkuan në Kanada për t’i shpëtuar luftës, familjes nga

KANADA- Një tragjedi ka ndodhur në një familje siriane, e cila kishte shkuar në Kanada për t’i shpëtuar luftës. Shtatë fëmijët u shuajtën në një ditë nga flakët që përshfinë banesën ku ata jetonin.

Sipas mediave ndërkombëtare, mësohet se  familja nga Siria kishte kërkuar strehim në Kanada në vitin 2017, për t’i shpëtuar plumbave të luftës.

Policia ka bërë më dije se zjarri goditi të martën në mëngjes, ndërsa një fqinj u shpreh se dëgjoi një zhurmë të madhe në kohën kur filluan flakët.

Babai i fëmijëve, u plagos rëndë duke u përpjekur për të shpëtuar fëmijët e tij dhe është shtruar në spital në gjendje kritike. Ndërsa nëna është e shkatërruar nga ngjajra që ka ndodhur dhe nuk që ta bësoj.

Fëmijët u identifikuan në faqen e xhamisë ku do të mbahet  funerali i tyre dhe ata janë: Ahmed, 15 vjeç; Rola, 12; Mohammed, 10; Ghala, 8; Hala, 4; Rana, 3 dhe Abdullah, 4 muajsh.

Familja kishte planifikuar të lëvizte në një qytet në veri të Halifax javën e ardhshme. Kryeministri kanadez Justin Trudeau, u shprehu ngushëllimet e tij në një postim në mediat sociale.

Miqtë e familjes kanë hapur një llogari online dhe kanë mbledhur më shumë se 279.000 dollarë për t’i ndihmuar ata me shpenzime, duke përfshirë gjetjen e një shtëpie të re.

(A.B. Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kanada ngjarja e rende tragjedia ne familjen siriane vdesin 7 femije kanada ngjarja e rende tragjedia ne familjen siriane vdesin 7 femije

Sondazh

Poll