Bota

Gjermania mesazh të fortë Kosovës: Besoni tek ne, duam perspektiva evropiane

24 Shkurt 2019, 16:46 Nga DOSJA
Gjermania mesazh të fortë Kosovës: Besoni tek ne, duam

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Mas në një intervistë për gazetën gjermane “Stuttgarder Nachrichten”, ka folur për mbështetjen ndaj Kosovës. Mas shprehet se e mbështetin vendin e Kosovës dhe se dëshirojnë perspektiva europiane për të.

“Jemi të vendosur ta ndihmojmë Kosovën  dhe këtë ua kemi thënë kolegëve kosovarë javën e kaluar, se ata duhet të besojnë fort në mbështetjen e Gjermanisë. Duam perspektivë evropiane për Kosovën, ndërsa reformat, të cilat janë kryer atje, janë mbresëlënëse dhe duhet të pranohen,”- thotë Mas.

Në artikullin e gazetës gjermane “Stuttgarder Nachrichten”, kushtuar Kosovës, shkruhet se ministri i Jashtëm Heiko Mass është shprehur se “reformat të cilat janë kryer atje, janë mbresëlënëse dhe ato duhet të pranohen”.

“Duam perspektivë evropiane për Ballkanin perëndimor dhe për Kosovën. Reformat të cilat janë kryer atje, janë mbreslënmëse dhe ato duhet të pranohen. Është e gabuar nëse BE-ja dhe Gjermania heqin dorë nga mbështetja për Kosovën, përfshirë këtu edhe ndihmën financiare. Po të ndodhë kjo , për një kohë të shkurtër do të shembet e gjithë ajo që është arritur me një mund të madh për një kohë të gjatë,”- thekson Mass, sipas RTK.

Media gjermane vijon më tej duke shkruas se Qeveria gjermane nga viti 2014 deri në vetin 2018, ka mbështetur Kosovën me gjithsej 179,33 milionë euro. Përveç kësaj ndihme direkte financiare nga Gjermania, sipas të njëtës medie Kosova ka marrë brenda periudhës 2014 – 2017  më shumë se 350 milionë euro nga Bashkimi Evropian. Ndërkaq, për periudhën njëvjeçare 2018 – 2019, Bashkimi Evropian ka parashikuar një ndihmë financiare prej 295,3 milionë euro për Kosovën.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni gjermania gjermania mbeshtet kosoven heiko mas kosova mbeshtetje financiare gjermania gjermania mbeshtet kosoven heiko mas kosova mbeshtetje financiare

Sondazh

Poll