Bota

Mitrovica “Free City”, reagon nënkryetari i Listës Serbe: S’ka draft-marrëveshje, janë spekulime

23 Shkurt 2019, 15:46 Nga DOSJA
Mitrovica “Free City”, reagon nënkryetari i Listës Serbe:

Nënkryetari i Listës Serbe në Kosovë, Igor Simiç, ka reaguar pas lajmit të publikuar nga mediet rreth një draftmarrëveshje me 22 pika mes Kosovës dhe Serbisë. (Lexo këtu) Sipas tij, gjithçka është spekulim, pasi mes Prishtinës dhe Beogradit nuk ka ende asnjë marrëveshje.

“Të gjitha spekulimet që dëgjojmë madje edhe për atë që Mitrovica mund të bëhet një qytet, vijnë nga ata që nuk e kuptojnë seriozisht procesin e dialogut. Në këtë moment, nuk kemi fare dialog dhe është e pabesueshme që të diskutohet për zgjidhjen përfundimtare. Këto spekulime madje dëmtojnë edhe qytetarët”, ka thënë Simiq, shkruan ‘blic’.

Simiç shprehet se Kosova nuk dëshiron të vijojë dialogu dhe po kërkon kohë që ta bllokojë si proces.

“Në këtë mënyrë ata po e rrisin dëmin ndaj qytetarëve serb përmes taksës. Megjithatë presionet e ndërkombëtarëve janë të forta, por e shohim se çfarë do të ndodh në ditët në vazhdim”, është shprehur ai, ndërsa shton: “Ata nuk po bëjnë mjaftueshëm për të gjetur një kompromis me Serbinë për zgjidhjen e problemeve kyçe”.

Ditën e sotme u publikua një dokument me 22 pika, që në rast firmosjeje hyn në fuqi në 1 nëntor të këtij viti, thuhet se palët do kenë kufi të rinj, të njohur nga të dy vendet dhe automatikisht bëhen anëtare në OKB.

Kjo draft-marrëveshje parashikon që Serbia do të marrë Ujmanin, ndërkohë që Kosova merr Preshevën. Po ashtu, mësohet se Medvegja i ngelet Serbisë bashkë me disa fshatra të tjerë përreth. Dokumenti parashikon që Mitrovica do të jetë si Republika Serbska, me një status “Free city” për 35 vite dhe do të ketë një kryetar qyteti me presidium, një serb, një shqiptar dhe një tjetër të caktuar nga OKB.

Korrigjimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë është një propozim i hedhur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që prej muajit korrik 2018. Sipas Thaçit, korrigjimi i kufijve nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën. Përveç luginës së Preshevës, Thaçi thotë se do bashkohen edhe Medvegja dhe Bujanovci me territorin e Kosovës, por nga drafti i propozuar, duket se Kosova ka shumë për të humbur. Gjermania është një nga vendet që ka dalë kundër kësaj marrëveshjeje ndërkohë që SHBA dhe BE, nuk janë pozicionuar në një qëndrim zyrtar nëse janë pro ose kundër. Zyrtarët janë mjaftuar me deklaratat pro një marrëveshjeje mes dy vendeve, pa e specifikuar nëse do e pranojnë një ndryshim të kufijve Kosovë-Serbi.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni korrigjimi i kufijve kufijte e kosoves marrëveshje kosovë-serbi mitrovica ujmani korrigjimi i kufijve kufijte e kosoves marrëveshje kosovë-serbi mitrovica ujmani

Sondazh

Poll