Sport

Portieri i Juventusit prek Neymar për të parë se si është, braziliani simulon sikur goditet 'me thikë'! Momenti është bërë viral

Sa i mrekullueshëm me topin në këmbë, aq edhe i keq për të mashtruar arbitrin. Neymar me të vërtetë nuk ndryshon kurrë, aq më pak tani që është 30 vjeç.

7 Shtator 2022, 17:34 Nga DOSJA

Portieri i Juventusit prek Neymar për të parë se si

PARIS- Sa i mrekullueshëm me topin në këmbë, aq edhe i keq për të mashtruar arbitrin. Neymar me të vërtetë nuk ndryshon kurrë, aq më pak tani që është 30 vjeç. Shifrat e Neymar në 8 ndeshjet e para zyrtare të luajtura nga PSG janë pozitive, 9 gola dhe 7 asistime, shoqëruar në mënyrë sublime nga shokët e tij të skuadrës Messi (4 gola dhe 6 asistime) dhe Mbappé (9 gola).

Gjithashtu mbrëmjen e së martës në ndeshjen e Champions League kundër Juventusit, braziliani tregoi të gjithë repertorin e tij me teknikë dhe shpejtësi, duke asistuar në golin e parë të Mbappe-s.

Megjithatë, më e diskutueshme është ajo që bëri Neymar në pjesën e parë të ndeshjes kundër Juventusit, kur u rrëzua në tokë pas një kontakti. Në atë moment Perin iu afrua për t'u siguruar për gjendjen e tij, duke i vendosur dorën në shpinë.

Reagimi i brazilianit ishte për të thënë të paktën i ekzagjeruar, duke u shtrënguar dhe duke i prekur kurrizin sikur dikush e kishte goditur me thikë. Videoja u bë virale dhe sigurisht që nuk e rriti vlerësimin për Neymar nga lojtarët kundërshtarë dhe tifozët…

E.Ç (Dosja.al)

perin juventus neymar

Sondazh

Poll