Sport

Kore raciste dhe përshëndetje romake: spektakli i turpshëm i tifozëve të Juventusit në Paris (video)

PSG-Juventus ishte një ndeshje e nivelit të lartë, por spektakli që u pa në fushë nuk pati një ekuivalent të denjë në tribunat ku një grup i vogël tifozësh të Juventusit i dhanë jetë një shfaqjeje të tmerrshme me thirrje fyese

7 Shtator 2022, 12:52 Nga DOSJA

Kore raciste dhe përshëndetje romake: spektakli i turpshëm i

PARIS- PSG-Juventus ishte një ndeshje e nivelit të lartë, por spektakli që u pa në fushë nuk pati një ekuivalent të denjë në tribunat ku një grup i vogël tifozësh të Juventusit i dhanë jetë një shfaqjeje të tmerrshme me thirrje fyese ndaj ekipit francez, napolitanëve, por edhe vetë portierit të PSG, Gianluigi Donnarumma.

Tifozët e Juventusit nuk u mjaftuan me kaq, por filluan koret raciste.Ato kore nuk kanë lënë indiferentë tifozët e PSG të cilët i kanë vënë në pah të gjitha këto në rrjetet sociale. Një grup tjetër tifozësh të Juventusit brohorisnin: “Ai sektor duket si i Napolit, sa i neveritshëm”!

Por edhe tifozët e Juventusit kanë pasur mundësi të ankohen. Disa prej tyre donin të hynin me fanellën e Juventusit në tribunë, por nuk ia dolën dot. Nga forcat e sigurisë iu komunikua   atyre se do të hynin vetëm nëse nuk do të kishin fanellën e klubit italian.

E.Ç (Dosja.al)

psg juventus ultrasit tifozet

Sondazh

Poll